Advertisements
Një lëkundje tërmeti është regjistruar këtë të martë në Shqipëri, me epiqendër pranë Lushnjës.
Sipas të dhënave paraprake sizmologjike, tërmeti ka pasur magnitudë 3.7 të shkallës Rihter dhe është regjistruar rreth orës 15:56.
Advertisements
Epiqendra është lokalizuar rreth 1 kilometër në veri-verilindje të Lushnjës, ndërsa distanca nga Elbasani ishte rreth 36 kilometra.
Goditja ka qenë në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.
Advertisements
Deri në këto momente, nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar si pasojë e lëkundjeve.
Tërmeti vjen në një periudhë kur lëkundjet sizmike në vend janë ndjekur me vëmendje nga banorët, veçanërisht në zonat pranë epiqendrës.
Advertisements


