Breaking News:

BB VIP Kosova 5 po bëhet gati! Olsa Muhameti zbulon pamjet e para nga shtëpia (FOTO)

Advertisements

Përgatitjet për sezonin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” kanë nisur zyrtarisht dhe puna në prapaskenë duket se është në një fazë intensive.

Ka qenë producentja Olsa Muhameti ajo që ka ndarë një pamje nga brenda shtëpisë së BBVK-së, duke treguar se ambientet kanë nisur të transformohen për edicionin e ri.

Advertisements

“Ky është një moment shumë emocionues. Kur shtëpia e vjetër, e një sezoni me sukses absolut, ia lë vendin shtëpisë së re. BBVK5… duke u ngarkuar”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.

Pamja ka ngjallur menjëherë kureshtjen e fansave, të cilët tashmë presin të zbulojnë se si do të duket shtëpia e re dhe cilët do të jenë banorët që do t’i bashkohen këtij edicioni.

Advertisements

Për momentin, emrat e konkurrentëve dhe data e saktë e nisjes nuk janë bërë publike.

Megjithatë, nisja e punimeve brenda shtëpisë është një sinjal i qartë se BBVK5 po afron dhe se spektakli pritet të rikthehet në ekran gjatë sezonit të vjeshtës.

Advertisements