Breaking News:

Tiktokeri i njohur humb jetën në moshën 29-vjeçare, e dashura zbulon detajin prekës!

Advertisements

Një lajm i trishtë ka tronditur ndjekësit e rrjeteve sociale, pas raportimeve se influencuesi amerikan Liam Fitzgerald ka humbur jetën në moshën 29-vjeçare, si pasojë e një aksidenti me motor.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 30 tetor, ndërsa rrethanat e sakta të aksidentit nuk janë bërë ende publike.

Advertisements

Fitzgerald, i cili jetonte në Miami, ishte një personazh i njohur në rrjetet sociale, ku kishte krijuar një komunitet të madh ndjekësish falë përmbajtjeve të tij për fitnesin, motivimin dhe stilin e jetesës.

Ai numëronte rreth një milion ndjekës në Instagram dhe mbi 350 mijë në TikTok, ku ndante vazhdimisht video dhe mesazhe motivuese.

Pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta, familjarët e kanë kujtuar 29-vjeçarin si një njeri energjik, me zemër të madhe dhe plot jetë.

Ata kanë zbuluar gjithashtu se Fitzgerald kishte kaluar periudha të vështira në jetën personale, përfshirë edhe probleme me alkoolin.

Por një nga detajet më prekëse është bërë i ditur nga partnerja e tij, Jamie Lynn Rinaldi.

Ajo ka treguar se ishte ribashkuar me Liamin vetëm pak kohë përpara aksidentit fatal, duke e bërë edhe më të dhimbshme humbjen e papritur.

Lajmi ka shkaktuar trishtim mes ndjekësve të influencuesit, të cilët e njihnin për energjinë dhe përmbajtjet motivuese që publikonte.

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë bërë ende publike detaje të plota mbi dinamikën e aksidentit që i mori jetën 29-vjeçarit.

Liam Fitzgerald lë pas një komunitet të madh ndjekësish dhe kujtimet e njerëzve që e njohën nga afër.