Edicioni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania” po afron dhe kurioziteti i publikut për personazhet që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri sa vjen e rritet.
Spektakli pritet të nisë më 19 dhjetor në ekranin e Top Channel, ndërsa në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një listë me emrat e personazheve që mund të jenë pjesë e këtij sezoni.
Sipas listës së përfolur, produksioni mund të sjellë një përzierje emrash të njohur nga muzika, televizioni, gazetaria dhe rrjetet sociale.
Mes personazheve që përmenden janë këngëtarët Eugent Bushpepa, Meriton Ademi, Dafine Aliu, Fero, Meriton Rama dhe Mira Konçi.
Një tjetër emër që bie në sy është Robert Berisha, këngëtari dhe moderatori i njohur, i cili prej vitesh është pjesë e botës së spektaklit.
Në listë përfshihen gjithashtu gazetarja Viola Spiro dhe gazetari Syrjan Rahova, dy emra që mund të sjellin dinamika interesante nëse pjesëmarrja e tyre konfirmohet.
Por surprizat nuk përfundojnë këtu!
Mes emrave të përfolur janë edhe Negisa Dido, fituese e “She’s On Top”, Ina Pashollari, si dhe çifti Albi dhe Xhesiana.
Një tjetër personazh që përmendet është Ledion Grishaj, i cili paraqitet si një prej konkurrentëve më të rinj të mundshëm të këtij edicioni.
Megjithatë, vëmendje të veçantë ka marrë edhe lista e opinionistëve.
Sipas informacioneve që po qarkullojnë, Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari mund të jenë dy opinionistët e këtij sezoni, ndërsa drejtimin e spektaklit pritet ta vijojë Ledion Liço.
Përfshirja e mundshme e Monika Kryemadhit në rolin e opinionistes do të ishte një nga surprizat më të diskutuara të këtij edicioni, duke marrë parasysh profilin e saj të njohur publik.
Megjithatë, duhet theksuar se as lista e banorëve dhe as ajo e opinionistëve nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga produksioni i Top Channel.
Për momentin, gjithçka mbetet në nivelin e emrave të përfolur, ndërsa publiku pret njoftimet zyrtare për të zbuluar se cilët personazhe do të kalojnë realisht pragun e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 6”.
A do të rezultojë e vërtetë kjo listë, apo produksioni ka rezervuar surpriza edhe më të mëdha për natën e parë?

