Breaking News:

Protestat po tronditin Shqipërinë, Vuçiç i jep Ramës këshillën e papritur (VIDEO)

Advertisements

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke dhënë vlerësimin e tij për mënyrën se si kryeministri Edi Rama po menaxhon situatën politike.

Gjatë emisionit “Prva tema”, të transmetuar mbrëmjen e 21 tetorit në televizionin serb Prva, Vuçiç deklaroi se Rama ka gabuar në përllogaritjet e tij, duke besuar për një kohë të gjatë se mund t’i qetësonte protestat.

Advertisements

“Rama bëri një gabim. Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i zbuste disi. Dhe gaboi. Humbi kohë”, u shpreh presidenti serb.

Vuçiç shkoi edhe më tej, duke paralajmëruar se kryeministri shqiptar mund të përballet me një sfidë të vështirë politike nëse situata e detyron të shpallë zgjedhje.

“Nëse e detyrojnë të shpallë zgjedhje, do ta ketë shumë të vështirë t’i fitojë”, deklaroi ai.

Megjithatë, pavarësisht kritikave për menaxhimin e protestave, Vuçiç shprehu vlerësime për Ramën, duke e cilësuar atë si një nga asetet më të rëndësishme të Shqipërisë.

“E gjithë kjo më duket irracionale, sepse ai është një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, sido që ta shikosh”, u shpreh Vuçiç.

Deklaratat e presidentit serb vijnë në një moment kur protestat në Tiranë dhe zhvillimet politike në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen edhe jashtë vendit.