Prej disa ditësh, Brikena Selmani është përfshirë në diskutimet në rrjetet sociale, pasi në disa faqe dhe grupe fansash kanë qarkulluar aludime se ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5” mund të jetë shtatzënë.
Përballë këtyre pretendimeve, Brikena ka vendosur të reagojë vetë dhe ta sqarojë situatën. Në një grup ku komunikon me ndjekësit, ajo ka mohuar kategorikisht lajmin.
“Unë nuk jam shtatzënë. Ju lutem mos vazhdoni me aludime të pavërteta përderisa nuk ka asnjë konfirmim nga ana ime”, ka shkruar ajo.
Brikena ka reaguar sërish, duke iu kërkuar ndjekësve të mos përhapin informacione të pakonfirmuara rreth jetës së saj private.
“Unë jam në grup dhe ju lutem mos aludoni gjëra të pavërteta, po jua kërkoj përsëri!”, ka shtuar ish-banorja.
Aktualisht, Brikena ndodhet në Itali, ku po kalon kohë me familjen. Së fundmi ajo ka publikuar edhe fotografi nga Villa d’Este, në liqenin Como, duke i shoqëruar me mbishkrimin “Family time”.
Brikena u bë e njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania”, ndërsa më herët kishte përfaqësuar Kosovën në “Miss Grand International 2025”.
Pas zërave të fundit, ajo ka zgjedhur të japë vetë sqarimin, duke deklaruar se nuk është shtatzënë dhe duke kërkuar që aludimet të mos vazhdojnë të përhapen.


