Emri i DJ Iljanos është përmendur së fundmi si një nga personazhet që mund t’i bashkohen edicionit të gjashtë të “Big Brother VIP Albania”.
I ftuar në emisionin “Lancio”, ai u pyet drejtpërdrejt për zërat rreth një pjesëmarrjeje të mundshme në reality show. DJ Iljano nuk konfirmoi se ka marrë një ftesë nga produksioni, por la të kuptohet se do ta pranonte nëse do t’i bëhej një ofertë.
“Nuk ka ‘Big Brother’ që nuk ka personazhe nga Vlora. Domethënë, vlonjatët janë si ajo kripa për ‘Big Brother’. Kështu që, nëse do më bëhej ftesa, patjetër, pse jo”, u shpreh ai.
Moderatori David Prifti e ngacmoi më tej duke i kujtuar se Donald dhe Romeo Veshaj, dy personazhe të njohur nga Vlora, kanë arritur deri në finale në edicionet e mëparshme, por nuk kanë fituar çmimin e madh.
“Donaldi nuk e fitoi, Romeo nuk e fitoi, DJ Iljano do ta fitojë apo jo?”, e pyeti moderatori.
DJ Iljano nuk u mendua gjatë dhe, kur u pyet se sa i bindur është për fitoren nëse do të bëhej pjesë e BBVA6, dha një përgjigje të prerë: “10/10”.
Megjithatë, deri tani nuk ka konfirmim zyrtar se DJ Iljano do të jetë pjesë e kastit të “Big Brother VIP Albania 6”.

