Advertisements
Një lëkundje sizmike është regjistruar mëngjesin e sotëm në juglindje të Pogradecit.
Sipas të dhënave të publikuara nga aplikacionet e monitorimit të tërmeteve, lëkundja është regjistruar rreth orës 05:40, me magnitudë 3.9.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 18 kilometra në juglindje të Pogradecit, ndërsa thellësia e lëkundjes raportohet rreth 15 kilometra.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në zona të tjera përreth, përfshirë Korçën, Strugën dhe Ohrin, ku banorët kanë raportuar se kanë ndier tërmetin.
Advertisements
Deri në këto momente nuk ka të dhëna për dëme materiale apo persona të lënduar.


