Breaking News:

E papritur/ Sulmohet ish-banori i “Big Brother VIP” dhe nëna e tij në rrugë (Foto)

Advertisements

Mëngjesi i sotëm ka nisur me tension për këngëtarin dhe ish-banorin e “Big Brother VIP Kosova”, Labinot Rexha.

Në një lidhje telefonike për Prive By Liberta Spahiu, artisti ka rrëfyer detaje nga një përleshje fizike dhe verbale që, sipas tij, ka ndodhur në Rahovec.

Rexha pretendon se gjatë konfliktit është sulmuar fizikisht, ndërsa sipas rrëfimit të tij, në ngjarje janë përfshirë edhe nëna dhe mbesa e tij.

Në qendër të konfliktit, sipas këngëtarit, është një kontest pronësor për 16 metra katrorë me fqinjët. Ai shpjegoi se çështja ka një histori të hershme, që daton që nga periudha e paraluftës, kur babai i tij i ndjerë dhe pala tjetër kishin lënë hapësirë për një rrugë të përbashkët.

Advertisements

Rexha tregoi se situata është përshkallëzuar gjatë përpjekjeve për të zgjidhur çështjen.

Mora një goditje, një boks… edhe fyerje, sharje më brutale, më të këqija që kurrë në jetën time dikush nuk më ka sharë, nuk më ka fyer”, rrëfeu ai.

Këngëtari bëri gjithashtu pretendime të rënda për përfshirjen e familjarëve të tij në konflikt.

Nëna ime është sulmuar sot nga tre persona dhe dy gra…”, deklaroi Rexha, duke shtuar se pret që prokuroria të marrë masa ndaj personave që ai pretendon se janë përfshirë në ngjarje.

Ai tha gjithashtu se gjatë incidentit është sulmuar edhe vajza e xhaxhait të tij.

Deri në publikimin e këtij raportimi, nuk ka një reagim nga pala tjetër lidhur me pretendimet e Labinot Rexhës. Për këtë arsye, akuzat e bëra prej tij mbeten pretendime dhe pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes.