Breaking News:

Publikohen pamjet e arrestimit të Joz Markut, shoqërohet me pranga nga Policia e Tiranës (Video)

Advertisements

Janë publikuar pamjet e momentit kur Jozefin Marku shoqërohet nga efektivët e Policisë së Tiranës, pas zhvillimeve të fundit lidhur me përplasjen me Edi Kuçin.

Në videon e publikuar në rrjet, Marku shihet me duart e prangosura, ndërsa një efektiv policie e shoqëron drejt automjetit të Policisë.

Sipas të dhënave të bëra publike, Marku është ndaluar dhe më pas është shoqëruar në Komisariatin nr. 6 në Tiranë. Ngjarja lidhet me incidentin me Edi Kuçin, pamjet e të cilit u publikuan fillimisht në rrjetet sociale.

Hetimet kanë përcaktuar se përplasja është regjistruar në zonën e mbikalimit të Rinasit, në Tiranë. Autoritetet kanë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa vijojnë verifikimet për personat e tjerë që shfaqen në video.

Advertisements

Bashkë me Jozefin Markun është shoqëruar edhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka pasur rol në ngjarje. Identiteti i tij nuk është bërë publik.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Pejë kishte nisur më herët procedurë penale ndaj Markut për veprën e dyshuar të “Lëndimit të lehtë trupor”.