Breaking News:

Joz Markut i ndodh e papritura gjatë perfomancës në Kukës (Video)

Advertisements

Jozi Marku ka qenë sërish në qendër të vëmendjes mbrëmjen e sotme, teksa ka performuar live në Kukës.

Performanca e tij ka marrë një tjetër vëmendje në rrjet, pasi ndjekësit që po e filmonin nga afër kanë nisur të thërrasin në kor: “Jozi, Shpulla!”

Thirrjet vijnë pikërisht në një moment kur Jozi është bërë një prej personazheve më të komentuar në rrjetet sociale, pas publikimit të disa pamjeve që pretendohet se tregojnë një përplasje fizike mes tij dhe Edi Kuçit.

Në videot e publikuara ditët e fundit shfaqen momente të tensionuara nga incidenti, ndërsa në njërën prej pamjeve Jozi shihet pranë Edit. Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta dhe kanë sjellë edhe reagime nga vetë Edi.

Advertisements

Tashmë, duket se edhe publiku ka nisur ta lidhë performancën e Jozit me ngjarjen e shumëdiskutuar. Thirrjet “Jozi, Shpulla!” gjatë koncertit janë filmuar nga ndjekësit dhe po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Ndërkohë, rrethanat e plota të përplasjes mes Jozit dhe Edit, si dhe shkaku që çoi në konflikt, vijojnë të mbeten objekt diskutimi, ndërsa të dyja palët pritet të japin më shumë detaje për ngjarjen.