Breaking News:

Tërhoqi vëmendjen që në hyrje të BBVK 5, por një detaj në Instagram zbulon betejën e vështirë të banores!

Advertisements

Arlinda Morina është një nga tre banoret e para që kanë hyrë mbrëmjen e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, plot 24 orë përpara premierës zyrtare të spektaklit.

Advertisements

43-vjeçarja, e cila me profesion është regjisore, ka tërhequr vëmendjen që në momentet e para të hyrjes. Pamja dhe stili i saj janë komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa një detaj në profilin e saj në Instagram ka zbuluar një pjesë më personale të historisë së saj.

Advertisements

Në përshkrimin e profilit, Arlinda ka vendosur shprehjen “Cancer survivor”, që në shqip përkthehet “E mbijetuar nga kanceri”, të shoqëruar me dy fjongo të verdha.

Ky detaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke bërë që publiku të mësojë një aspekt të jetës së saj që nuk ishte përmendur gjatë prezantimit në spektakël.

Produksioni e ka prezantuar Arlindën si regjisore 43-vjeçare, pjesë e grupit të parë të banorëve që kanë nisur garën një ditë përpara premierës zyrtare.

Ndërkohë, premiera e “Big Brother VIP Kosova 5” do të mbahet më 30 tetor, në orën 21:00, ku pritet të prezantohen edhe konkurrentët e tjerë të këtij edicioni.