Breaking News:

Çfarë ndodhi, filloi BBVK 5? Banorët e parë shihen LIVE teksa hyjnë në shtëpi!

Advertisements

Një ndryshim i papritur ka ndodhur në nisjen e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”. Ndonëse premiera zyrtare ishte paralajmëruar për nesër, më 30 tetor, në orën 21:00, produksioni ka vendosur që banorët e parë të hyjnë në shtëpi që mbrëmjen e sotme.

Lajmi është bërë i ditur vetëm pak minuta përpara hyrjes së tyre, përmes disa postimeve në faqen zyrtare të spektaklit në Instagram.

Advertisements

“ALARM! Vëllai i Madh merr një vendim të papritur!”, shkruhej fillimisht në njoftimin e produksionit, pa zbuluar menjëherë se për çfarë bëhej fjalë.

Pak minuta më vonë, produksioni publikoi edhe njoftimin që konfirmonte ndryshimin e planeve.

“Hapni kanalet! Futen në shtëpi banorët e parë”, thuhej në postimin e radhës, duke bërë të ditur se hyrjet do të nisnin 24 orë përpara spektaklit të parë zyrtar.

Ndryshe nga edicionet e mëparshme, ku banorët prezantoheshin gjatë natës së parë të spektaklit, këtë herë disa prej tyre do ta nisin eksperiencën përpara mbrëmjes së hapjes në studio.

Hyrjet po transmetohen drejtpërdrejt për publikun, ndërsa në pamjet e para shihen ambientet e përgatitura për sezonin e ri.

Megjithatë, ndryshimi nuk prek datën e premierës zyrtare. Spektakli i parë i “Big Brother VIP Kosova 5” është paralajmëruar për nesër, më 30 tetor, në orën 21:00, kur pritet të prezantohet plotësisht edicioni i ri.

Kështu, për banorët e parë, aventura nis që sonte, ndërsa publiku do të ketë mundësi të ndjekë hyrjet e tyre përpara spektaklit të madh në studio.