Breaking News:

Alaudini zbulon të papriturën për BBVK 5, ja çfarë njoftoi sot!

Advertisements

Pas javësh të tëra pritjeje dhe aludimesh, fansat e “Big Brother VIP Kosova” duket se janë shumë pranë zbulimit të datës së nisjes së edicionit të pestë të spektaklit.

Ka qenë vetë moderatori i formatit, Alaudin Hamiti, ai që ka ndarë lajmin përmes një postimi në InstaStory, duke konfirmuar se data e shumëpritur do të bëhet publike gjatë ditës së sotme.

Advertisements

“Veç desha t’ju tregoj se sot lancohet data se kur nis Big Brother VIP Kosova”, ka shkruar Hamiti.

Ky njoftim ka shtuar kuriozitetin e publikut, i cili prej kohësh pret rikthimin e një prej formateve më të ndjekura të televizionit në Kosovë. Si çdo sezon, edhe edicioni i ri pritet të sjellë personazhe të njohur, debate, dinamika të forta dhe surpriza.

Tashmë, mbetet të shihet se cila do të jetë data zyrtare e nisjes së “Big Brother VIP Kosova 5”, njoftim që pritet t’i japë fund pritjes së fansave.