Breaking News:

Edi Rama rrit shpërblimin për policët në protesta me shumë se 2500€, s’do ta besoni sa do të përfitojë çdo efektiv!

Advertisements

Qeveria ka ndryshuar sërish vendimin për shpërblimin e punonjësve të Policisë së Shtetit të angazhuar gjatë protestave, duke rritur si numrin e përfituesve, ashtu edhe fondin e përgjithshëm të akorduar.

Sipas vendimit të ri të Këshillit të Ministrave, numri i efektivëve që do të përfitojnë shpërblim është rritur nga 2 750 në 2 821. Kjo do të thotë se listës së përfituesve i janë shtuar edhe 71 punonjës policie.

Advertisements

Ndryshimi prek edhe fondin financiar. Shuma e parashikuar është rritur nga 740 milionë e 80 mijë lekë në 759 milionë e 187 mijë e 520 lekë, me një shtesë prej më shumë se 19 milionë lekësh.

Nga përllogaritja e fondit të përgjithshëm, shpërblimi mesatar për çdo efektiv rezulton rreth 269 120 lekë të vjetra, ose 26 912 lekë të reja. Shuma individuale mund të varet nga mënyra e zbatimit të vendimit.

Për zbatimin e ndryshimeve janë ngarkuar Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në Fletoren Zyrtare. Dokumenti mban emrin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa është firmosur nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, në mungesë dhe me porosi të tij.

Ndryshimi vjen pas vendimit të 19 tetorit 2026, i cili përcaktonte fillimisht numrin e efektivëve përfitues dhe fondin përkatës të shpërblimit.