Breaking News:

E FUNDIT/ Mësuesit shqiptarë dënojnë ashpër Edi Ramën, marrin vendimin e papritur

Advertisements

Protestat e studentëve në Tiranë pritet të shoqërohen edhe me një marshim solidariteti nga pedagogët, të cilët kanë njoftuar se do të dalin në mbështetje të të rinjve dhe kundër dhunës së raportuar gjatë ditëve të fundit.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka bërë të ditur se marshimi do të zhvillohet më 20 tetor, në orën 10:00, përpara Universitetit Politeknik të Tiranës, nën moton “STOP DHUNËS NDAJ STUDENTËVE”.

Advertisements

Në deklaratën e saj, sindikata thekson se ka qenë në mbështetje të protestës studentore që prej fillimit, ndërsa shpreh shqetësimin për mënyrën e ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesve.

SPUSH e cilëson pjesëmarrjen në këtë marshim si një detyrim qytetar dhe njerëzor, duke kërkuar mbrojtjen e studentëve dhe krijimin e kushteve për dialog.

Thirrjes i është bashkuar edhe Dea Mishel, e cila ka shpërndarë njoftimin dhe u ka bërë apel prindërve dhe qytetarëve që të marrin pjesë, pavarësisht bindjeve politike.

“Nuk duhet të jesh pedagog apo student për të qenë aty. Mjafton të besosh se fëmijët tanë meritojnë dinjitet, siguri dhe të drejtën për t’u shprehur. Studentët janë fëmijët tanë. Heshtja nuk është zgjidhje!”, thuhet në mesazhin e shpërndarë.

Organizatorët kanë theksuar se qëllimi i marshimit nuk është nxitja e dhunës apo ekspozimi i të rinjve ndaj rrezikut, por shprehja e solidaritetit dhe kërkesa për respektimin e të drejtave të tyre.

Marshimi është paralajmëruar për nesër, më 20 tetor, në orën 10:00, përpara Universitetit Politeknik të Tiranës. Mbetet për t’u parë se sa pedagogë, studentë dhe qytetarë do t’i përgjigjen thirrjes.