Protestat e studentëve që po zhvillohen prej disa ditësh në Tiranë kanë ngritur pikëpyetje edhe për planet televizive të Top Channel, veçanërisht për nisjen e sezonit të ri të “Big Brother VIP Albania”.
Së fundmi, kanë nisur aludimet se situata e krijuar në vend mund të ndikojë në kalendarin e edicionit të gjashtë të reality show-t, duke ngritur mundësinë e një shtyrjeje të premierës.
Megjithatë, deri më tani, Top Channel nuk ka njoftuar një datë zyrtare për nisjen e “Big Brother VIP Albania 6”. Për këtë arsye, çdo pretendim për një shtyrje mbetet i pakonfirmuar.
Sipas aludimeve, vendimmarrja e televizionit mund të ndikohet nga kohëzgjatja e protestave dhe zhvillimet e javëve në vijim. Nëse situata vazhdon, nuk përjashtohet mundësia që produksioni të rishikojë planet e tij.
Ndërkohë, Top Channel ka bërë ndryshime në programacionin e ditëve të fundit. Së fundmi, televizioni njoftoi se emisioni “Live me Luizin” nuk do të transmetohej në mbrëmjen e planifikuar, pasi hapësira iu la një transmetimi special të “Top Story” me Grida Dumën.
Për momentin, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se nisja e “Big Brother VIP Albania 6” do të shtyhet. Përgjigjja përfundimtare pritet të bëhet e qartë vetëm kur Top Channel të publikojë njoftimin e tij zyrtar.

