Teksa përgatitjet për sezonin e gjashtë të “Big Brother VIP Albania” vijojnë, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë edhe emra të rinj që mund t’i bashkohen kastit të reality show-t.
Sipas burimeve të përfolura, këtë herë bëhet fjalë për çiftin e njohur në TikTok, Albi Buzali dhe Xhesiana Zahoaliaj.
Dyshja ka krijuar një audiencë të konsiderueshme në rrjetet sociale dhe pjesëmarrja e tyre në “BBVA6” do të përbënte një kalim nga bota e TikTok-ut drejt ekranit televiziv.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse Albi dhe Xhesiana janë kontaktuar për të qenë pjesë e formatit si individë apo së bashku si çift.
Deri tani, lajmi mbetet në kuadër të raportimeve dhe aludimeve. Nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga Top Channel apo nga vetë Albi dhe Xhesiana për pjesëmarrjen e tyre në sezonin e ri.
Me afrimin e nisjes së “Big Brother VIP Albania 6”, pritet që lista e personazheve të përfolur të zgjerohet, ndërsa emrat përfundimtarë do të bëhen të ditur vetëm nga produksioni.


