Breaking News:

“Harrojmë tradhtitë…”/ Ledioni hedh “bombën” me postimin e fundit, për kë e ka?

Advertisements

Ledion Liço ka tërhequr vëmendjen me postimin e fundit në Instagram, ku ka publikuar disa fotografi bardhezi të shoqëruara me një citim të shkrimtares amerikane Joan Didion.

Citim i zgjedhur nga moderatori dhe producenti flet për kujtesën, dashurinë, tradhtinë dhe mënyrën se si koha mund të fshijë edhe kujtimet që dikur i konsideronim të paharrueshme.

“Ne i harrojmë shumë shpejt gjërat që mendonim se nuk mund t’i harronim kurrë. Harrojmë njësoj dashuritë dhe tradhtitë, harrojmë atë që pëshpëritëm dhe atë që bërtitëm, harrojmë se kush ishim”, thuhet në citimin e publikuar prej tij.

Postimi nuk është shoqëruar me asnjë shpjegim tjetër nga Liço, duke lënë të hapur pyetjen nëse këto fjalë kanë një domethënie personale për të apo janë thjesht një reflektim.

Advertisements

Mesazhi ka tërhequr vëmendjen pikërisht për shkak të temave që prek, veçanërisht përmendjes së dashurisë dhe tradhtisë.

Megjithatë, Ledion Liço nuk ka dhënë asnjë detaj që të lidhë citimin me një ngjarje konkrete në jetën e tij.