Breaking News:

“Jemi shokë të…”/ Françeska Murati bën deklaratën e papritur për ish-partnerin (VIDEO)

Advertisements

Françeska Murati ka folur për herë të parë hapur për marrëdhënien me babain e djalit të saj, duke konfirmuar se historia e tyre si çift ka përfunduar prej kohësh.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Françeska vendosi t’u japë fund aludimeve që kanë qarkulluar për jetën e saj private dhe tregoi se ndarja ka ndodhur kohë më parë. Megjithatë, ajo theksoi se raporti mes tyre vazhdon të jetë shumë i mirë.

“Për ta thënë një herë e mirë, ne jemi ndarë. Kemi një kohë të gjatë që jemi ndarë”, u shpreh ajo.

Françeska tregoi se ajo dhe ish-partneri njihen që prej moshës 15-vjeçare dhe se, pavarësisht ndarjes, kanë ruajtur një marrëdhënie të ngushtë miqësore.

Advertisements

“Ne jemi ‘best friends’, sepse jemi rritur bashkë”, tha ajo, duke e cilësuar babain e djalit të saj si “një njeri fantastik”.

Ish-banorja e “Big Brother VIP” hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se ndarja kishte ardhur për shkak të pjesëmarrjes së saj në reality show. Sipas saj, këto janë thjesht trillime, ndërsa ajo dhe ish-partneri vazhdojnë të takohen çdo ditë dhe familjet e tyre ruajnë marrëdhënie të mira.

Françeska shpjegoi se arsyeja pse nuk e kishte bërë publike ndarjen më herët ishte se ish-partneri i saj nuk është personazh publik dhe nuk ka zgjedhur të jetë pjesë e vëmendjes mediatike.

Ajo foli edhe për fotografitë që kishin nxitur aludime për një lidhje të re. Françeska pretendoi se një prej imazheve ishte manipuluar.

Ajo është bërë me Photoshop”, deklaroi ajo, duke shtuar se fotografitë e saj janë modifikuar edhe me inteligjencë artificiale.

Në fund, Françeska pranoi se është lodhur nga lajmet dhe aludimet e vazhdueshme për jetën e saj sentimentale.

Unë jam njeri privat, jo sekret”, përfundoi ajo.