Breaking News:

E fundit/ Selin Bollati jep lajmin e madh, së shpejti do të bëhet …

Advertisements

Ajo që prej javësh qarkullonte si një lajm i pakonfirmuar, tashmë është bërë zyrtare. Selin Bollati, fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, do të jetë pjesë e sezonit të ri të programit “Goca dhe Gra”.

Konfirmimi erdhi gjatë intervistës së saj në emisionin “Ftesë në 5”, ku Selini foli për jetën pas përfundimit të reality show-t dhe projektet e reja që e presin.

Gjatë bisedës, Bollati konfirmoi se së shpejti do ta shohim në rolin e moderatores së “Goca dhe Gra”, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e saj televizive pas fitores së “BBVA5”.

Emri i Selinit ishte përfolur prej disa javësh si një prej prurjeve të mundshme të programit, por deri tani mungonte konfirmimi zyrtar nga vetë ajo.

Advertisements

Tashmë kjo pikëpyetje është zgjidhur dhe mbetet për t’u parë se si do të përshtatet Selin në rolin e ri dhe çfarë risish do të sjellë sezoni i ri i “Goca dhe Gra”.

Gjatë të njëjtës intervistë, Selin foli edhe për jetën e saj pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, përfshirë edhe bashkëjetesën me Gimbon.