Breaking News:

“Lus Zotin që kjo të jetë hera e…”/ Labinot Rexha tregon bisedën me babanë e Eduart Kuçit

Advertisements

Këngëtari Labinot Rexha ka folur për konfliktin e përfolur mes Jozefin Markut dhe Eduart Kuçit, duke zbuluar edhe një tentativë të tij për të komunikuar me babain e Eduartit.

Rexha ka treguar se ka marrë iniciativën për të folur me babain e Kuçit, por ky i fundit nuk ka pranuar të diskutojë për ngjarjen.

Unë mora edhe një iniciativë për të folur me babain e Edit, por ai nuk donte të fliste. Më tha: ‘Të lutem, për këtë punë mos më thirr më’”, ka treguar Labinoti.

Ai është shprehur se njeh të dyja palët dhe se nuk dëshiron të mbajë anën e askujt. Rexha tha se edhe pse e njeh Jozefin dhe ka qëndruar me të, e njeh gjithashtu edhe Eduartin, me të cilin ka pasur miqësi.

Advertisements

Unë nuk besoj që Jozi është djalë i keq, por edhe Edi, po të rrish nja dy minuta me të, thotë fjalë të mira, jemi bërë shokë, ai ta jep shpirtin edhe zemrën”, u shpreh këngëtari.

Rexha ka bërë apel që situata të mos përshkallëzohet më tej, duke thënë se shpreson që të dyja palët të gjejnë një mënyrë për t’u pajtuar sa më shpejt.

Ndërkohë, ai ka treguar se edhe vetë ka marrë kërcënime dhe se ka komunikuar më herët me të dy personazhet e përfshirë në këtë histori.