Teksa vijojnë përgatitjet për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova”, një tjetër çift i njohur ka tërhequr vëmendjen e fansave.
Bëhet fjalë për Marjanin dhe Pranverën, të cilët së fundmi janë parë pranë ambienteve të Klan Kosovës.
Prania e tyre aty ka mjaftuar për të ndezur menjëherë aludimet se vizita mund të ketë lidhje me edicionin e ri të BBVK dhe një pjesëmarrje të mundshme të çiftit në reality show.
Duke qenë se në këtë periudhë zhvillohen takimet dhe diskutimet për personazhet që mund t’i bashkohen kastit, lëvizja e tyre pranë televizionit ka marrë vëmendje të veçantë.
Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Klan Kosova, Marjani apo Pranvera për pjesëmarrjen e tyre në “Big Brother VIP Kosova 5”.
Nëse dyshimet do të rezultojnë të vërteta, mbetet për t’u parë nëse çifti do të hyjë së bashku në shtëpinë më të famshme në Kosovë.


