Një lajm i rëndë ka tronditur ish-banorët dhe ndjekësit e “Big Brother VIP Kosova”, pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Laurent Krasniqit.
Laurenti, ish-banor i BBVK3 dhe TikToker i njohur, humbi jetën pas një aksidenti të rëndë me motor, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe njerëzit që e njihnin.
Lajmi ka prekur veçanërisht ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova”, të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale me mesazhe prekëse.
Edi Kuçi ka publikuar një fotografi të Laurentit në Instagram Story, duke shkruar: “Jam pa fjalë, shoku jem, ishallah në xhenet.”

Edhe Iliriana Sadriu ka shprehur tronditjen e saj: “S’po muj me besu 😭 Allahu e mëshiroftë e ngushëllime gjithë familjes.”

Një dedikim të ndjerë ka bërë edhe Xheneta Fetahu, e cila ka shprehur dhimbjen për humbjen e Laurentit dhe ka kujtuar të mirat që ai i kishte bërë.
Ndërkohë, Gresa Gashi ka reaguar me fjalët: “M’a kpute shpirtin o Laurent.”

Mesazhet e ngushëllimit kanë qenë të shumta, ndërsa miq, figura publike dhe ndjekës kanë shprehur dhimbjen e tyre dhe i janë gjendur pranë familjes Krasniqi në këtë moment të vështirë.

