Të tjera pamje kanë dalë në publik nga përplasja mes Joz Markut dhe Eduard Kuçit, duke zbuluar një tjetër moment të incidentit që prej ditësh po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.
Pamjet e publikuara nga VoxNews tregojnë Jozin përballë Edit. Në një moment të videos, Jozi shihet duke e goditur Edin me shuplakë, ndërsa më pas dëgjohet duke i thënë: “Ulu në gjunjë.”
Në vijim të pamjeve, Edi shihet duke u ulur në gjunjë, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar.
Kjo video vjen pasi Edi kishte reaguar një ditë më parë pas publikimit të pamjeve të tjera nga i njëjti incident. Ai e kishte shoqëruar videon me një mesazh të fortë:
“Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm.”
Me këtë deklaratë, Edi la të kuptohej se gjatë përplasjes kishte qenë i vetëm përballë një grupi personash.
Pamjet e reja sjellin një tjetër këndvështrim të ngjarjes, ndërsa ende nuk janë bërë publike të gjitha rrethanat që çuan në konflikt dhe arsyet e përplasjes.
Deri tani, palët kanë dhënë reagime të ndryshme lidhur me ngjarjen, ndërsa pritet që të ketë edhe zhvillime apo reagime të tjera në lidhje me videon e publikuar.

