Cllevio ka habitur ndjekësit me një njoftim të fundit, përmes të cilit ka bërë të ditur se ka vendosur të tërhiqet nga rrjetet sociale dhe të distancohet nga jeta publike.
Reperi ka njoftuar se do të zhvillojë edhe një transmetim të fundit “live”, gjatë të cilit ka thënë se do të flasë për zhvillimet e fundit në jetën e tij.
“Sot është live-i i fundit. Ora 10 do përmbledh çdo gjë të këtyre kohëve të fundit dhe nuk do kem më asnjë rrjet social”, ka shkruar ai.
Në mesazhin e tij, Cllevio shprehet se dëshiron të shkëputet nga gjithçka, duke përmendur edhe ndryshimin e numrit të telefonit dhe distancimin nga rrethi i tij shoqëror.
“Do arratisem pa adresë, do ndërroj numër dhe nuk dua asnjë më në shoqërinë time. Dua të distancohem nga të gjithë, se ndoshta jam unë e keqja”, vijon deklarata e reperit.
Cllevio ka falënderuar gjithashtu njerëzit që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe, ndërsa në fund e ka cilësuar vendimin si një zgjedhje të marrë prej tij.
Njoftimi vjen pak ditë pas raportimeve për ndalimin e tij në aeroportin e Malpensës në Itali. Megjithatë, në postimin e fundit ai nuk e lidh drejtpërdrejt vendimin për t’u larguar nga rrjetet sociale me këtë episod.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse Cllevio do ta zbatojë vendimin për t’u larguar nga rrjetet sociale dhe çfarë do të zbulojë gjatë transmetimit që ai e ka paralajmëruar si “live-in e fundit”.


