Breaking News:

Lajmi i hidhur prek DJ Gimbos/ Humb njeriun e shtrenjtë të familjes

Advertisements

DJ Gimbo ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të dhimbshëm. Artisti ka bërë të ditur se gjyshja e tij, Ruka (Mavraj) Osmanaj, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.

Lajmin e trishtë DJ Gimbo e ka bërë publik përmes një postimi në Instagram Story, ku ka publikuar edhe njoftimin mortor për ndarjen nga jeta të gjyshes së tij.

Krahas njoftimit, ai ka zgjedhur ta përcjellë dhimbjen e tij me një dedikim të shkurtër, por prekës:

“Shpirti në paqe gjyshe”, ka shkruar DJ Gimbo, duke e shoqëruar mesazhin me emoji të duarve në lutje.

Advertisements

Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit të së ndjerës do të zhvillohet sot, 2 shtator, në orën 16:00, në varrezat e reja të fshatit Trubuhoc.

Në këto momente të vështira, DJ Gimbos dhe familjes së tij u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.