Breaking News:

Pas videos që bëri xhiron e rrjetit, Edi Kuçi bën reagimin e papritur për sherrin me Jozin

Advertisements

Pas raportimeve të fundit për një përplasje të pretenduar fizike mes Edi Kuçit dhe Jozefin Markut, Edi ka reaguar në mënyrën e tij, pa bërë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë.

Ditën e djeshme në rrjet qarkulloi një video ku Edi shfaqej me fashë në kokë, pamje që u raportuan edhe nga “Prive By Liberta Spahiu”. Menjëherë pas kësaj, në rrjet nisën aludimet se dëmtimi mund të kishte lidhje me një përplasje mes tij dhe Jozit.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk kishte dhënë një sqarim konkret për atë që kishte ndodhur.

Tashmë Edi duket se ka zgjedhur të japë një reagim të shkurtër përmes rrjeteve sociale.

Advertisements

Në një “Instastory” të publikuar së fundmi, ai shfaqet krah një miku të tij dhe bën një gjest me gishtin e madh lart.

Pa shkruar asnjë fjalë, ky veprim është interpretuar si një sinjal se Edi është mirë dhe situata nuk është aq shqetësuese sa është komentuar në rrjet.

Megjithatë, ai nuk ka konfirmuar nëse dëmtimi në kokë ka apo jo lidhje me Jozefin Markun.

Për momentin, përplasja fizike mes dy ish-banorëve mbetet e pakonfirmuar, ndërsa gjesti i fundit i Edit vetëm sa ka shtuar kuriozitetin e ndjekësve.