Edi Kuçi ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të pamjeve nga përplasja fizike ku pretendohet se ishte i përfshirë edhe Jozi Marku.
Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” ka rishpërndarë në Instagram një fragment të videos, duke e shoqëruar me një mesazh që duket se lidhet drejtpërdrejt me ngjarjen.
“Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbret! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”, ka shkruar Edi.
Shprehja “15 me 1” është interpretuar si një pretendim i Edit se gjatë përplasjes ka qenë i vetëm përballë një grupi personash.
Reagimi i tij vjen pas disa ditësh raportimesh dhe diskutimesh në rrjet lidhur me një konflikt të mundshëm mes tij dhe Jozit. Fillimisht qarkulluan vetëm pretendime, ndërsa më pas Edi u shfaq edhe me fashë në kokë, pa dhënë detaje të plota mbi mënyrën se si ishte dëmtuar.
Me publikimin e videos dhe mesazhin e fundit, Edi ka dhënë versionin e tij për situatën, por ende nuk janë bërë të qarta të gjitha rrethanat që çuan në përplasjen fizike.
Nga ana tjetër, pritet edhe reagimi i Joz Markut për të sqaruar versionin e tij dhe për të dhënë më shumë detaje rreth asaj që ka ndodhur.


