Breaking News:

Përplasje mes Oltës dhe Luizit? Veprimi i Top Channel për dy ish-banorët e BBV2

Advertisements

Një rikthim i papritur po rikthen në vëmendje një prej rivaliteteve më të komentuara të “Big Brother VIP Albania 2”.

Top Channel ka konfirmuar se Olta Gixhari do të jetë në krye të sezonit të ri të “Fiks Fare”, së bashku me Dorian Ramaliun. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, televizioni prezantoi edhe programin e ri “Live me Luizin”, me Luiz Ejllin në rolin kryesor.

Kaq ka mjaftuar që në rrjet të rikthehen diskutimet për dy personazhet e njohur të BBV2, të cilët gjatë reality show-t u kthyen në dy prej protagonistëve kryesorë të sezonit.

Ndjekësit kanë reaguar me nostalgji, duke kujtuar përplasjet dhe rivalitetin e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother”. Komentet kanë qenë të ndryshme, nga ata që e kanë cilësuar rikthimin e tyre si një “dyshe të papërsëritshme”, deri te komentet që kujtojnë konfliktet e së kaluarës.

Advertisements

Rrugët e Oltës dhe Luizit u kryqëzuan edhe pas përfundimit të reality show-t. Të dy u shfaqën së bashku në filmin “Në kuadër të dashurisë”, ku interpretuan edhe në rolet e një çifti.

Tashmë, më shumë se tre vite pas BBV2, Olta dhe Luizi rikthehen në të njëjtin sezon televiziv. Ata nuk do të jenë pjesë e të njëjtit program dhe as rivalë të drejtpërdrejtë, por rikthimi i tyre në Top Channel ka mjaftuar që publiku të kujtojë sërish një prej rivaliteteve më të famshme të reality show-t.