Një lajm i hidhur ka tronditur komunitetin e “Big Brother VIP Kosova” dhe ndjekësit e rrjeteve sociale. Laurent Krasniqi, TikTokeri i njohur dhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, ka humbur jetën në moshën 29-vjeçare.
Sipas raportimeve, aksidenti i rëndë ka ndodhur në fshatin Llukar të Prishtinës, ku Krasniqi është përfshirë në një aksident teksa udhëtonte me motor.
Pas aksidentit, 29-vjeçari është transportuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekët kanë bërë përpjekje për t’i shpëtuar jetën.
Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, Laurent Krasniqi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është raportuar edhe nga burime të “Prive By Liberta Spahiu”.
Krasniqi ishte bërë i njohur fillimisht për aktivitetin e tij në TikTok, ndërsa më pas u bë pjesë e kastit të “Big Brother VIP Kosova”, duke u njohur edhe më shumë nga publiku.
Rrethanat e plota dhe shkaqet e aksidentit pritet të sqarohen nga autoritetet.

