Historia e Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit duket se po kalon në një tjetër fazë, këtë herë më të qetë dhe larg momenteve të tensionuara që kanë shoqëruar marrëdhënien e tyre.
Mbrëmjen e kaluar, Brikena ka qenë pjesë e një ceremonie familjare, ku ka martuar djalin e tezes në një event të organizuar në Prishtinë. Mes të ftuarve ka qenë edhe Mateo Borri, prania e të cilit ka tërhequr vëmendje.
Ky detaj merr më shumë rëndësi duke pasur parasysh historinë e çiftit. Brikena dhe Mateo njiheshin prej disa vitesh përpara se të takoheshin sërish në “Big Brother VIP Albania 5”, ku marrëdhënia e tyre mori një tjetër drejtim.
Gjatë qëndrimit në reality show, dyshja u afrua gradualisht dhe Mateo i kërkoi Brikenës të bëhej e dashura e tij. Më vonë, produksioni organizoi edhe një dasmë simbolike për çiftin brenda formatit.
Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5”, marrëdhënia e tyre kaloi disa momente të paqarta. Në fund të majit, dyshimet për një ndarje u shtuan pasi ata hoqën fotografitë e përbashkëta dhe nuk ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.
Megjithatë, situata ndryshoi gjatë javëve në vijim. Një paraqitje e përbashkët në “Top Arena” dhe më pas fotografitë e tyre gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë rikthyen sinjalet se çifti mund të ishte pajtuar.
Tashmë, prania e Mateos në një ceremoni të rëndësishme familjare të Brikenës është një tjetër detaj që tregon afrimin e tyre.
Edhe pse dyshja nuk ka bërë ndonjë deklaratë të re publike për statusin e lidhjes, shfaqjet e fundit së bashku lënë të kuptohet se raporti i tyre vazhdon.
Pas gjithë uljeve dhe ngritjeve, Mateo duket se është sërish pranë Brikenës, këtë herë edhe në një prej momenteve të rëndësishme të familjes së saj.

