Breaking News:

“Gati!”/ Ledion Liço zbulon të papriturën para nisjes së BBVA 6, ky postim ngre dyshimet për rikthimin e tij

Advertisements

Teksa sezoni i ri televiziv po afron, “Big Brother VIP Albania 6” ka nisur të shoqërohet me aludime të shumta, jo vetëm për banorët e mundshëm, por edhe për figurat që do të jenë pjesë e spektaklit.

Në qendër të vëmendjes është edhe moderatori Ledion Liço, për të cilin ende nuk ka një konfirmim të ri zyrtar lidhur me vazhdimësinë në drejtimin e formatit.

Megjithatë, një postim i fundit i tij në Instagram ka mjaftuar për të ndezur diskutimet.

Ledioni ka publikuar një fotografi bardhezi, të realizuar përpara një serie pasqyrash, ndërsa krahas saj ka shkruar vetëm një fjalë:

Advertisements

“Gati!”

Edhe pse moderatori nuk përmend “Big Brother VIP Albania” dhe nuk sqaron se për çfarë projekti bëhet fjalë, postimi ka tërhequr vëmendje për shkak të momentit kur është publikuar.

Me përgatitjet për sezonin e ri televiziv dhe me diskutimet që kanë nisur rreth BBVA 6, një pjesë e ndjekësve e kanë interpretuar këtë si një sinjal se Ledioni mund të jetë sërish pjesë e formatit.

Megjithatë, kjo mbetet vetëm një hipotezë, pasi nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga Top Channel apo vetë Ledion Liço se ai do të rikthehet në drejtimin e “Big Brother VIP Albania 6”.

Nëse “Gati!” i referohet pikërisht spektaklit, atëherë Ledioni mund ta ketë dhënë përgjigjen në mënyrën më të shkurtër të mundshme.

Për momentin, mbetet për t’u parë nëse kjo është thjesht një fotografi nga një tjetër angazhim profesional apo sinjali i parë për rikthimin e tij në BBVA 6.