Breaking News:

Grida Duma reagon për herë të parë për zërat se do t’i bashkohet qeverisë Rama

Advertisements

Prej disa ditësh, emri i Grida Dumës është përmendur në kuadër të ndryshimeve të mundshme në qeverinë e Edi Ramës, madje edhe për postin e zëvendëskryeministres.

Pas këtyre raportimeve, ish-deputetja e Partisë Demokratike ka reaguar publikisht, duke mohuar se ka në plan t’i bashkohet qeverisë.

“Ka ca ditë që më përflitet emri se do të jem pjesë e qeverisë Rama. Më kanë caktuar edhe pozicionin. Flini të qetë. Nuk kam ndërmend t’i marr vendin askujt”, është shprehur Duma.

Deklarata e saj vjen pas disa ditësh aludimesh për një rikthim të mundshëm në politikë, këtë herë në krah të kryeministrit Edi Rama.

Advertisements

Grida Duma u largua nga politika aktive në vitin 2022, kur dorëzoi mandatin e deputetes së Partisë Demokratike, ndërsa më pas vijoi karrierën në televizion.

Me reagimin e fundit, ajo duket se ka dashur t’i japë fund spekulimeve për një emërim të mundshëm në kabinetin Rama, duke e bërë të qartë se nuk synon një post në qeverinë e re.