Ndonëse pak ditë më parë konfirmuan fundin e marrëdhënies së tyre, Brikena dhe Mateo do të shfaqen sërish së bashku para publikut në një projekt televiziv.
Dyshja do të jenë pjesë e panelit të emisionit veror “Top Arena”, i cili pritet të nisë së shpejti në ekran. Lajmi ka ngjallur menjëherë interes te ndjekësit, të cilët janë kuriozë të shohin se si do të jetë raporti i tyre pas ndarjes së bujshme.
Në materialet promovuese të publikuara për programin, shumë ndjekës kanë vënë re një rezervim dhe ftohtësi mes ish-çiftit, një detaj që ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale.
Vetëm pak ditë më parë, Brikena bëri publik vendimin për t’i dhënë fund lidhjes me Mateon, duke theksuar se ndarja ka ardhur me mirëkuptim dhe pa konflikte mes tyre. Megjithatë, paraqitja e tyre e përbashkët në të njëjtin projekt televiziv pritet të jetë një nga temat më të komentuara të javëve në vijim.
Fansat tashmë po presin me interes episodet e para për të parë nëse marrëdhënia mes tyre do të mbetet thjesht profesionale apo nëse do të ketë momente që mund të tërheqin sërish vëmendjen e publikut.
Një gjë është e sigurt: Brikena dhe Mateo vazhdojnë të jenë ndër emrat më të komentuar të momentit, edhe pas përfundimit të historisë së tyre të dashurisë.


