Pas një mungese, UEFA Champions League do të rikthehet sërish në ekranin e Top Channel. Televizioni ka siguruar të drejtat ekskluzive të transmetimit të kompeticionit më prestigjioz të futbollit europian për sezonin 2026-2027.
Lajmi u konfirmua edhe nga Sara Hoxha, e cila ndau në InstaStory njoftimin zyrtar të Top Channel, duke shkruar:
“Champions rikthehet në Top Channel.”
Sipas njoftimit, ndeshjet më të rëndësishme të UEFA Champions League do të transmetohen ekskluzivisht në Top Channel, duke u sjellë tifozëve shqiptarë përballjet e klubeve dhe futbollistëve më të njohur të Europës.
Me këtë marrëveshje, kompeticioni më i ndjekur në futbollin europian rikthehet në ekranin e Top Channel, duke u bërë një nga ngjarjet sportive më të rëndësishme që do të ndiqet nga publiku shqiptar gjatë sezonit të ri.

