Një tjetër moment që ka marrë vëmendjen në Ferma VIP lidhet me reagimin e Adion Puka pas incidentit të fortë në Prime.

Pas momentit kur Ola i drejtohet Arbana Osmani me një fjalë të rëndë, kamerat fokusojnë menjëherë Adionin.

Ai shfaqet i tronditur, duke vendosur duart në fytyrë dhe duke qëndruar për disa sekonda pa reagim, një gjest që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Reagimi i tij është interpretuar si shenjë habie dhe tensioni për situatën e krijuar në studio.

Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjet, ku shumë ndjekës po komentojnë mënyrën se si ai reagoi në një nga momentet më të forta të mbrëmjes.

https://www.instagram.com/reel/DX78sN1qyL7