Pas një periudhe larg vëmendjes së publikut, Gjesti ka dhënë sinjalet e para se rikthimi në muzikë është shumë pranë.
Këngëtari ka ndarë me ndjekësit një video nga oborri i shtëpisë, ku shfaqet duke kaluar kohë me qenin e tij. Krahas pamjeve, ai ka treguar se muajin e fundit kishte zgjedhur të shkëputej nga angazhimet për të pushuar dhe për t’i dhënë vetes pak qetësi.
“Jeta jem qe 1 muj qeshtu u kan. Mu ka dasht ni pushim, me lshu komplet ni her”, ka shkruar ai.
Megjithatë, pauza duket se po merr fund. Përmes të njëjtit postim, Gjesti ka lënë të kuptohet se po punon për një projekt të ri, duke u kërkuar fansave edhe pak durim.
“E di qe jeni tu e prit ni BOOMB prej meje n’ket ver. Veç kini durim edhe pak… Se kom diqka për ju.”
Në fund të mesazhit, artisti e mbylli me fjalët:
“Besoj Besartit.”
Edhe pse nuk ka zbuluar detaje, paralajmërimi i tij ka ngjallur menjëherë kureshtjen e fansave, të cilët tashmë presin publikimin e projektit të ri.

