Pak ditë para finales së madhe, produksioni i Ferma VIP ka vendosur të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në programacionin e spektaklit.
Ndjekësit e formatit ishin mësuar që Prime-t të transmetoheshin çdo të hënë dhe të premte, por këtë javë situata do të jetë ndryshe.
Sipas njoftimit, Prime-i i radhës nuk do të zhvillohet të premten si zakonisht, por është zhvendosur për ditën e enjte. Ndërkohë, finalja e madhe mbetet e planifikuar për t’u zhvilluar më 15 qershor.
Ky ndryshim vjen për t’i dhënë më shumë kohë organizimit të natës finale, si dhe përgatitjeve të banorëve që do të garojnë për çmimin e madh.
Vendimi ka ngjallur menjëherë reagime mes fansave të programit, të cilët tashmë po numërojnë ditët që i ndajnë nga finalja e shumëpritur.
Me garën që po hyn në fazën më vendimtare, çdo zhvillim i fundit po ndiqet me interes të madh nga publiku, ndërsa pritet të zbulohet se kush do të jetë fituesi i këtij edicioni të Ferma VIP.
