Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter ka goditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, duke u ndjerë në disa qytete të vendit.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e lëkundjeve ka qenë rreth 13 kilometra nga Elbasani, ndërsa tërmeti është ndjerë edhe në Tiranë, Durrës dhe zona të tjera të Shqipërisë së Mesme.

Deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe nuk ka njoftime për pasoja nga lëkundjet.

Shqipëria ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, ndaj tërmete të tilla regjistrohen herë pas here në pjesë të ndryshme të vendit.