Një lajm i bukur ka ardhur nga Ana dhe Kevini, çifti që u njoh dhe u dashurua gjatë edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”.
Dyshja ka zbuluar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, duke ndarë me ndjekësit një set fotografish plot emocion në rrjetet sociale.
Në imazhet e publikuara, Ana dhe Kevini shfaqen në një ambient natyror, ndërsa barku i rrumbullakosur i Anës zbulon pritjen e ëmbël. Postimi u shoqërua me fjalët:
“Nga dy zemra në tri.”
Menjëherë pas publikimit, çifti u përmbyt nga urime të shumta nga miq, kolegë dhe ndjekës, të cilët ndanë gëzimin për këtë moment të rëndësishëm në jetën e tyre.
Historia e tyre e dashurisë nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 3”, ku fituan simpatinë e publikut. Pas përfundimit të spektaklit, ata vijuan lidhjen larg kamerave dhe tani janë gati të nisin një kapitull të ri si prindër.
Për momentin, Ana dhe Kevini nuk kanë zbuluar gjininë e foshnjës, ndërsa vëmendja mbetet te pritja e ëmbël dhe urimet për familjen e tyre në zgjerim.


