Një lëvizje e papritur në rrjetet sociale ka ngritur pikëpyetje të shumta mes fansave të Selin dhe Gjestit.

Ndjekësit kanë vënë re se Selin nuk e ndjek më Gjestin në Instagram, një detaj që ka mjaftuar për të ndezur aludimet për një krisje të mundshme në raportin e tyre.

Ky zhvillim ka surprizuar shumë ndjekës, veçanërisht për faktin se Gjesti konsiderohej një nga mbështetësit e lidhjes së Selin me DJ Gimbo. Kujtojmë se gjatë periudhës së Big Brother VIP, Gjesti kishte shprehur rezerva për këtë raport, por më vonë kishte treguar mbështetje për çiftin.

Deri më tani, as Selin dhe as Gjesti nuk kanë reaguar publikisht për të sqaruar arsyet e këtij vendimi në rrjetet sociale. Për këtë arsye, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një mosmarrëveshje apo thjesht për një veprim pa ndonjë domethënie më të madhe.

Ndërkohë, fansat kanë nisur të komentojnë gjerësisht situatën, duke kërkuar një reagim nga të dy personazhet për të kuptuar se çfarë po ndodh realisht mes tyre.