Pas një pritjeje të gjatë, Dhurata Dora dhe Gjesti kanë publikuar më në fund bashkëpunimin e tyre më të ri, të titulluar “Gasolina”.

Kënga ishte paralajmëruar që verën e kaluar, por publikimi i saj u shty për shkak të zhvillimeve që pasuan në jetën dhe karrierën e Gjestit. Pavarësisht vonesës, interesi i publikut për projektin mbeti i lartë.

Ditët e fundit, fragmente të këngës u përhapën me shpejtësi në TikTok, ku u përdorën në mijëra video edhe përpara publikimit zyrtar.

Tashmë “Gasolina” është publikuar e plotë në YouTube, e shoqëruar me një videoklip. Projekti është realizuar nga shtëpia produksionale Sekuencë, ndërsa regjinë e videoklipit e ka realizuar Arian Dalladaku.

Bashkëpunimi pritet të jetë një nga projektet më të komentuara të kësaj vere.