Një video e regjistruar gjatë një dasme në Këlcyrë është bërë virale në rrjetet sociale, duke nxitur reagime dhe diskutime të shumta.
Në pamje shihet një moment i pazakontë gjatë festës, ku dhëndri tërheq me dhëmbë të brendshmet e nuses, ndërsa të pranishmit e ndjekin skenën mes të qeshurave dhe duartrokitjeve.
Videoja ka ndarë opinionin e publikut. Një pjesë e komentuesve e kanë cilësuar skenën si një shaka mes çiftit dhe pjesë të atmosferës festive të dasmës, ndërsa të tjerë kanë vlerësuar se një veprim i tillë nuk është i përshtatshëm për një ceremoni martesore.
Pamjet vazhdojnë të qarkullojnë me shpejtësi në platformat sociale, duke u kthyer në një nga videot më të komentuara të ditëve të fundit.
