Prime-i i mbrëmshëm i Ferma VIP u shoqërua me debate dhe diskutime të forta, veçanërisht për përplasjen mes Ilirit dhe Mimozës, ku një nga temat më të komentuara ishte përdorimi i termit “shkije” gjatë debatit mes tyre.

Teksa në studio po diskutohej ngjarja dhe pasojat e saj, vëmendjen e publikut e tërhoqi reagimi emocional i Bujakës, i cili nuk arriti të mbante lotët.

I prekur nga diskutimi, Bujaka shpërtheu në lot para kamerave. Moderatorja Arbana Osmani e pyeti se çfarë e kishte emocionuar kaq shumë, ndërsa përgjigjja e tij preku të pranishmit.

Sipas Bujakës, termi i përdorur nuk duhet të përdoret me lehtësi, pasi lidhet me një periudhë të dhimbshme për shumë familje shqiptare.

“Si mund të tallet dikush me luftën? Kanë vdekur aq shumë njerëz gjatë luftës me Serbinë dhe nuk duhet të përdoret ai term, sidomos kundër një shqiptareje,” u shpreh ai mes lotësh.

Deklarata e tij u prit me vëmendje nga banorët dhe publiku, ndërsa në rrjetet sociale shumë ndjekës e kanë mbështetur reagimin emocional të fermerit.

Momenti është komentuar gjerësisht në internet dhe konsiderohet si një nga çastet më prekëse të Prime-t të mbrëmshëm, duke sjellë një diskutim më të gjerë mbi gjuhën e përdorur gjatë debateve në reality show.

@fermavip.live

BUJAKA shpërthen ne lot ne lidhje me shprehjen e përdorur nga ILIRI. “Pse duhej ta thoshte ate fjalë?”#fermavip3 #realityshow #fermavip2026 #fermavip #fermavipalbania

♬ original sound – fermavip.al – fermavip.al