Pas përfundimit të angazhimit në “Top Arena”, Brikena Selmani dhe Mateo, çifti i krijuar në Big Brother VIP Albania 5, kanë vendosur të shijojnë disa ditë pushimi së bashku.

Dyshja ka zgjedhur Bodrumin, një nga destinacionet më të preferuara turistike në Turqi, për t’u shkëputur nga angazhimet dhe për të kaluar kohë pranë njëri-tjetrit.

Për pushimet e tyre, Brikena dhe Mateo janë akomoduar në “La Blanche Island Bodrum”, një resort me pesë yje i vendosur në bregdetin e Egjeut. Resorti ofron konceptin “ultra all-inclusive”, plazh privat, disa pishina, qendër spa dhe restorante me pamje nga deti.

Historia e tyre e dashurisë ka kaluar nëpër momente të vështira edhe pas përfundimit të spektaklit, me ndarje dhe ribashkime që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Megjithatë, pushimet e përbashkëta tregojnë se çifti ka lënë pas mosmarrëveshjet dhe po shijon një periudhë të qetë, duke ndarë herë pas here me ndjekësit momente nga arratisja e tyre verore.