Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Domen, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se brenda banesës ndodheshin një nënë së bashku me dy fëmijët e saj. Deri në këto momente, ata nuk u janë përgjigjur thirrjeve, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar për fatin e tyre.

Raportohet se nëna me dy fëmijët kishin shkuar në një shtëpi të vjetër dhe të pabanuar, e cila më pas u përfshi nga zjarri.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, por sipas raportimeve, terreni i vështirë malor dhe njoftimi i vonuar kanë bërë që banesa të digjej pothuajse plotësisht.

Efektivët e zjarrfikëses dhe autoritetet po punojnë për të verifikuar situatën dhe për të mësuar nëse personat që dyshohet se ndodheshin brenda kanë arritur të shpëtojnë apo jo.