Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Esmeralda, është përfshirë në një valë reagimesh në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje nga varrezat.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, ajo shihet teksa viziton varrezat së bashku me babanë e saj. Postimin e ka shoqëruar me mbishkrimin:

“Erdhëm këtu me babin.”

Megjithatë, nuk ishte vizita ajo që tërhoqi vëmendjen, por mënyra se si u realizua dhe u publikua videoja.

Në pamje, Esmeralda pozon para kamerës dhe më pas filmon veten duke hedhur ujë mbi varr. Ky veprim ka nxitur komente të shumta, ku një pjesë e ndjekësve e konsideruan të papërshtatshme publikimin e një momenti kaq personal në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, pati edhe komentues që kritikuan mënyrën e realizimit të videos, duke pretenduar se fokusi ishte më shumë te paraqitja sesa te akti i përkujtimit.

Përballë kritikave, Esmeralda reagoi në komentet e postimit, duke shkruar:

“Kur shoh në çfarë pike është injoranca e shqiptarit, them pse s’më ka marrë akoma.”

Videoja ka nxitur diskutime të shumta në rrjet, ndërsa opinionet e ndjekësve vijojnë të jenë të ndara.