Pas muajsh të mbushur me polemika dhe deklarata të forta mes saj dhe ish-partnerit Arnold, ish-konkurrentja e “Përputhen”, Katerina, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë me vogëlushen e saj.
Në një postim në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi ku shihen vetëm këmbët e foshnjës, e veshur me rroba rozë.
Krahas fotos, Katerina ka shkruar:
“My sunshine, my everything” (“Dielli im, gjithçka ime”),
duke shprehur edhe një herë dashurinë e madhe për të bijën.
Kujtojmë se disa muaj më parë, marrëdhënia mes Katerinës dhe Arnoldit u bë pjesë e debatit publik. Katerina deklaroi se ish-partneri nuk ishte interesuar për të dhe vajzën, ndërsa Arnoldi u përgjigj duke thënë se kishte dyshime për atësinë dhe kërkonte kryerjen e një testi ADN.
Nga ana tjetër, Katerina i mohoi këto pretendime, duke këmbëngulur se vajza është fëmija i tij dhe duke e akuzuar se po përpiqej të justifikonte mungesën e tij.
Pavarësisht polemikave që shoqëruan ndarjen, postimi i fundit tregon se vëmendja e Katerinës është e përqendruar te vajza e saj, me të cilën ndan herë pas here momente të veçanta në rrjetet sociale.

