Klan Kosova ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e “Big Brother VIP Kosova”, duke lënë të kuptohet se edicioni i ri mund të nisë më herët nga sa ishte parashikuar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, televizioni njoftoi:
“Edicioni i ri mund të fillojë më shpejt sesa e kemi menduar!”
Postimi u shoqërua edhe me mesazhin:
“A jeni gati për spektaklin më të madh në shqiptari? Big Brother VIP Kosova po rikthehet!”
Njoftimi vjen pasi prej javësh ishte bërë e ditur se përgatitjet për sezonin e ri kishin nisur, ndërsa Olsa Muhameti do të jetë sërish producentja e formatit.
Deri në këto momente nuk janë zbuluar data zyrtare e nisjes, moderatorët apo emrat e banorëve që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Megjithatë, postimi i fundit i Klan Kosovës ka rritur pritshmëritë e publikut, duke lënë të kuptohet se rikthimi i spektaklit është shumë pranë.

